Moti

Seancën e udhëheqi z.Bajram Dërmaku, të pranishëm ishin Kryetari i Komunës Begzad Sinani, Nënkryetari Fatmir Matoshi, drejtorët e drejtorive Komunale, zyrtarë tjerë, përfaqsues të Osbe- së, mediat dhe shoqëria civile.

Rendi i propozuar i ditës u miratua nga të gjithë me një pikë të propozuar: Plani i veprimit  dhe riintegrimit në nivel lokal.
Në këtë mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
Shqyrtimi i raportit financiar Janar – Shtator 2015, shqyrtimi i kërkesës për përkrahjen për zyrën lokale të Handikos  për vitin 2016, shqyrtimi i propozim –vendimit për emërimin e koordinatorit të  për këshilla – lokale , raporti i Komisionit për ndarje të banesave sipas programeve të veqanta të banimit me qira, shqyrtimi i planit vjetor të auditorit të brenshdshëm prë vitin 2016, ndërsa shqyrtimi i raporteve të Drejtorive Komunale u shtyen për seancën e rradhës.
Pika e cila u debatua më së shumti ishte raporti financiar Janar – Shtator 2015, deputetët kërkuan sqarime sa i përket shpenzimeve të buxhetit.
Kryetari raportoi shpenzimet për këtë periudhë, “ Kemi zvoglim të shpenzimeve në të gjitha kategoritë, kemi vendosur një discipline financiare sa i përket shpenzimeve, punët po kryhen mirë mirpo kërkoj që të kemi edhe më shumë kontroll rreth shpeznimeve”.

 
Top