Zjarrfikësi Shqiptar nga Gjermania, sjell donacion me vlerë mbi 50 mijë euro për zjarrfikësit e Kamenicës
Zjarrfikësi Mentor Krasniqi, me prejardhje nga Kamenica, i cili këtë profesion e ushtron në Gjermani e ka mbajtur premtimin e dhënë muaj më parë Komunës së Kamenicës, për të sjellë paisje për Brigadën e zjarrëfikësve. Në një ceremoni sot në Kamenicë në prezencën e nënkryetarit të Komunës Fatmir Matoshi, u bë dorëzimi i këtyre paisjeve vlera e të cilave llogaritet të jetë mbi 50.000 euro.
Këto paisje janë siguruar nga njësitet e zjarrëfikjes të qyteteve Aachen dhe Geilenkirchen dhe përbëjne rroba për zjarrëfikës, dhe të gjitha paisjet profesionale që janë të nevojshme.
Në një pritje në Komunën e Kamenicës, falënderim i veqantë i `u bë zjarrëfikësit Mentor Krasniqi, nga ana e Nënkryetarit të Komunës Fatmir Matoshi.
“ Ju keni treguar shembullin më të mirë se si punohet për komunën dhe si duhet të veproj secili qytetarë që e ka mundësinë të ndihmoj komunitetin e vet. Trajnimet që i keni bërë me zjarrëfikësit tanë, dhe ndihma që sollët sot janë një garancion më shumë se efikasiteti i zjarrëfikësve tanë do të rritet në vazhdimësi. E falënderoj edhe komandantin e Njësisë së Zjarrëfikësve Riza Bunjakun dhe drejtorin Faik Rexhepaj për angazhimin e tyre që të bëhet transportimi i këtyre paisjeve me vlerë nga Gjermania në Kamenicë.”
Mentor Krasniqi, është shprehur i lumtur që me bashkëpunimin me komunën dhe zjarrëfikësit e Kamenicës ka arritur të realizoj me sukses idenë e tij, për të sjellë këto paisje në Kamenicë. “Unë e kam bërë detyrën time dhe jam i lumtur për këtë që po ndodh sot këtu” tha Mentor Krasniqi.
Në emër të Komunës së Kamenicës, dhe kryetarit Begzad Sinani, nënkryetari Matoshi u ka përcjellë mirënjohje njësive të zjarrëfikësve të qyteteve Aachen dhe Geilenkirchen.