Pas disa tentimeve, Komuna e Kamenicës ka arritur që në shpimet e fundit të sigurojë ujin e pijshëm për banorët e fshatit Petrit. Në këtë fshat ka kohë që ishte shtrirë rrjeti i ujësjellësit, por që nuk ishte funksional për shkak të mungesës së ujit.
Punimet e shpimeve të puseve dje i ka vizituar Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, ai me këtë rast tha: “ Nga buxheti komunal arritëm që me sukses të sigurojmë ujin për banorët e Petritit, kjo është shumë me rëndësi per ne si institucione si dhe për vet banorët që të kenë ujin si kusht elementar për jetesë. Angazhimi ynë dhe përpjekjet tona nuk do të ndalen në realizimin sa më të mirë të projekteve të infrastrukturës kudo në territorin e Komunës së Kamenicës ” tha kryetari Sinani.
Të kënaqur me këtë investim janë shprehur edhe banorët e Petritit. Tashmë pas gjetjes së burimeve të ujit do të bëhet lidhja e tyre me rrjetin ekzistues dhe do të filloj furnizimi me ujë për banorët.