Krytetari i Komunës z.Begzad Sinani së bashku me kryesusin e Kuvendit Komunal z.Bajram Dërmaku dhe Udhëheqësin e Personelit Faton Biqkaj kanë takuar Komandanten Rajonale të Policisë znj.Emina Mahmuti, Zv.konadantin Shaban Azizi dhe komandatin e stacionit policor Nazif Hajrizi.
Në këtë takim u bisedua për çështjen e sigurisë dhe bashkëpunimi në mes të Komunës së Kamenicës dhe Policisë Kosovës.
Kryetari Sinani falenderoi për vizitën dhe bashkëpunimin e deritashëm në mes të Komunës dhe Policisë për të siguruar qytetarët tanë, unë si kryetar kam marrë vendim për ndalimin e seperacioneve që kanë vepruar qe 15 vite dhe kanë bërë shkatërrimin e lumenjëve, degradimin e ambientit, prishjen e infrastrukturës ne kemi pengesa dhe kërkojë nga Policia e Kosovës që të ndihmojë në ofrimin e sigurisë me qëllim të ndalimit të funksionimit të tyre, po ashtu si problem tjetër mbetet çështja e definimit të kufirit në fshatin e Karaqevës kërkojë që të ketë patrullime më të shpeshta të Policisë në atë pjesë me qëllim të ketë një siguri më të madhe për banorët e këtyre fshatrave.
Komandantja e Policisë znj.Elmina Mahmuti tha se ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi deri tash jemi të njoftuar për vendimin tuaj për ndërprerjen e seperacioneve ne do t`ju ofrojmë mbështjetje si Polici, si regjion kemi renie të gjitha krimeve të rënda si shqetsuese kemi disa raste të vjedhjeve që janë paraqit mirpo falë bashkëpununimit me qytetarët kemi identifikuar rastet dhe i kemi dërguar në gjykatë, përsa i përket kufirit me Karaçevën ky është një problem politik mirpo ne së bashku me Kfor-in do të ofrojmë patrulllime me të shpeshta dhe do të bëjmë një pikë patrolluese të përhershme.