Në vendin me shumicë myslimane në Evropë, në Kosovë, sipas regjistrimit të fundit të bujqësisë, qytetarët më shumë rrisin derra se sa dhi. Në tërë territorin e Kosovës janë plotë 34,188 derra, apo 5,758 më shumë se që ka dhi.
Të dhënat e regjistrimit tregojnë se në Kosovë gjatë vitit 2014 ishin 28,430 krerë dhi, raporton Gazeta Fjala.
Në numrin e përgjithshëm të derrave të rritur në vend, nuk përfshihen derrat që rriten në komunat veriore të Kosovës. Asnjë nga fermerët e katër komunave të veriut nuk kanë pranuar ti regjistrojnë pasurit bujqësore të iniciuar nga Qeveria e Kosovës.
Ndërkaq, në zonat tjera të Kosovës shumica e derrave janë rritur në rajonin e Prishtinës, që përfshinë 30 për qind të tyre, apo 11,186 krerë. Nëse krahasohet me numrin e dhive, del se ky regjion ka vetëm 7,271 krerë dhi.
Gjilani është rajoni i dytë me numrin më të madh të këtyre kafshëve, me 9,690 derra, derisa ka 5,522 dhi.
/Gazeta Fjala/