Ministri i Financave Avdullah Hoti nuk ka arritur të vizitojë pikën kufitare në Jarinjë.
Një grup protestuesish në Rudar të veriut të Mitrovicës, kanë bllokuar rrugën me qëllim të pengimit të kësaj vizite, raporton KTV.
Policia e Kosovës kishte rekomanduar ministrin që të kthehej prapa pasi atje nuk mund të ofrohet siguri.
Vizita ishte paraparë që të bëhet me qëllim që të bëhet kontrolli i derivateve të naftës në bashkëpunim me doganën.(kohanet)