Moti

Lajm nga Kallxo.com

Kosovës i është një mundësi nga bashkimi Evropian që t’i hiqet regjimi i vizave në fillim të vitit të ardhshëm.

Komisioneri për Çështje të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopulos, tha sot në selinë e këtij unioni në Bruksel se synimi është që një rekomandim pozitiv për Kosovën në ështje të vizave të jepet në fillim të vitit të ardhshëm.

Avramapoulos tha se janë ende tetë pika të kritereve që duhet të përmbushen dhe “ne jemi këtu për ta ndihmuar Kosovën”.

“Jam i kënaqur me progresin që Kosova ka bërë që nga viti 2014 në përmbushjen e kritereve prandaj jam i bindur se Kosova do të jetë në gjendje që shpejt t’i përmbushë të gjitha kërkesat e mbetura në mënyrë që Komisioni të mund të propozojë heqjen e vizave në fillim të vitit 2016”, tha Avramapoulos në konferencën për shtyp në Bruksel.

“Shpresoj kjo do të jetë e mundshme në fillim të vitit 2016 dhe kjo duhet të jetë synimi. Ne do ta bëjmë më të mirën për ta përgatitur Kosovën për udhëtimin pa viza”, u shpreh Komisiohneri i BE-së.

Ai tha se vetë do ta vizitojë Kosovën në fillim të vitit 2016 në mënyrë që të shohë se nga afër se sa është e gatshme Kosova t’i përmbushë kriteret e kërkuara.

“Nuk mendoj se kosovarët duhet të ndihen të zhgënjyer. Sot ne po japim një mesazh të fuqishëm pozitiv për Kosovën”, tha ai duke iu referuar reagimeve të fundit në Kosovë pas raportimeve se Kosova nuk do ta fitojë liberalizimin e vizave këtë vit.

 
Top