![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhpy3-IMCqFzmIOLK-B81r5UEfyyOd_7MsZEYX2HKjvrOZLskfePLbM09wrN9uC6fLqtL7KFgABTaG9W2vRnr0b5eoUB4O6SXaL2SRtXZ9-w22mrSMjOLDQgx0-WTvD1CymM1KZunM24Hs/s200/poeeee.jpg)
Mitropoliti i kishës serbe, Amfilohije Radoviq, pas kthimit nga vizita në Vatikan ka deklaruar se e ka falënderuar Papa Françeskun për mosnjohjen e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ka thënë se kisha serbe e ka ndaluar përkohësisht kanonizimin e arqipeshkvit kroat Alojz Stepinac, derisa një komision i përbashkët i kishës serbe dhe kishës kroate të mos dalë me një qëndrim të unifikuar për rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore.