Moti

Në një komunikatë të shkurtër zyra për Politikë të Jashtme e BE-së, ka komentuar zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit. Nuk ka urim për zgjedhjen e tij në komunikatën me pak rreshta, në të cilën dënohet dhuna.

Zyra e Mogherinit thotë se Thaçi u zgjodh president në një situatë të tensionuar e përçarëse.
“Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Hashim Thaçin President të Kosovës, në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse. Skenat që kemi parë dje në Kuvend, për një rast të tillë, janë tejet shqetësuese”, thuhet në njoftim përcjell Koha.net.

“Aktet e dhunës në çdo formë dhe nga kushdo janë të papranueshme. Retorika nxitëse vetëm sa e thellon ndarjen dhe e bën të vështirë dialogun. Ne presim që liderët politikë të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe bashkë të ulin tensionet”, thuhet më tej aty.
 
Top