Për herë të parë në Universitetin e Varshavës në Poloni, ndodhë që një
shqiptarë nga Lugina e Preshevës të jetë pjesë e ligjëruesve të këtij
Universiteti me renome botërore.
Jo
gjithkush mund të ndjekë studimet në këtë Universitet, e mos të flasim që të
jetë pjesë e ligjëruesve më eminent, por këtë e ka arritur Agon Ademi 28 vjeç nga
Tërrnoci i Buajnocit i cili me talentin e tij ka arritur që ti bind drejtuesit
e Universitetit të Varshavës se kapaciteti i tij mund të bëjë mrekullira.
z.Ademi vitin e kaluar punoi si lektor i gjuhës angleze
në degën e letërsisë shqipe, dhe asistent në degën e gjuhës angleze për lëndët
"Morfologji" dhe "Sintaksë" pranë Universitetit të
Prishtinës.
z.Ademi shpesh i vizitonte familjarët e tij
në Kamenicë, vlen të theksohet se në vitin 2005 e kishte ndihmuar vullnetarisht
Radion Kamenica në shume aspekte, ata që e njohin kanë shumë fjalë të mira për
Agonin pasi që shquhet për modestinë dhe respektin që ka ndaj të tjerëve
Stafi i TVKamenica i uron suksese të mëtutjeshme
z.Ademit