Moti

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi ka njoftuar se sot  është shpallur në tender për të dytën herë faza e tretë e punimeve në Palestrën e Sporteve në Kamenicë. 
Matoshi tha se në fazën e tretë janë parapa punët e hyrjes së jashtme, dyshemeja me pajisje sportive dhe disa punë të brendshme. 

“Shpresojmë se ky tender do të jetë i suksesshëm dhe nëse kjo ndodhë palestra do të jetë e gatshme gjatë fundit të stinës së verës. Urime të gjithë qytetarëve dhe veçanërisht sportistëve të Kamenicës” ka thënë Matoshi

 

 
Top