Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 17 Mars 2016 në Kamenicë ka mbajtur konsultimin e parë publik me qytetare ne bashkëpunim me anëtarët e grupit punues për hartimin e rregullores për mirëmbajtjen e mjedisit ne territorin e komunën e Kamenicës.
Debatin e hapi drejtoresha e NOPM-së Besime Tusha ku i njoftoi qytetaret për qëllimin e projektit si dhe bashkëpunimin me drejtorinë e shërbimeve publike, ambientit dhe inspekcionit për ndryshimin dhe hartimin e kësaj rregullore, pastaj fjalën e mori drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike z. Faton Jakupi ku shpjegoi rregulloren për mbrojte të mjedisit. Gjatë shpjegimit të ndryshimeve në këtë rregullore ai shpjegoi se e ka shtuar edhe mbrojtjen nga zhurma e cila nuk ishte e përfshirë në rregulloren e vitit 2009 me të cilën komuna ka punuar deri tani.
Dispozitat ndëshkuese dhe gjobat si dhe lartësia e tyre ishte në fokus të veçante të shpjegimit për qytetar, po ashtu edhe mbrojtja nga zhurma u diskutua për bizneset në vendbanime.
Qëllimi i këtij debate publik ishte përfshirja e qytetarëve në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregullore në bazë të sugjerimeve të tyre të cilat mund të përfshihen në rregullore në bazë të legjislacionit në fuqi OJQ NOPM përmes konsulentit te jashtëm ka lehtësuar konsultimin e pare publik me qytetare se bashku me grupin punës qe ka qene pjese e panelit gjate diskutimeve publik.
Debati publik u koncentrua kryesisht ne ndryshimet e propozuara si dhe nevojën për harmonizimin e kësaj rregullore sipas legjislacionit ne fuqi. Te pranishmit pate mundësin te ofrojnë sugjerimet, propozimet dhe komentet e tyre lidhur me rregulloren ne fjale si dhe te diskutojnë çështje te ndryshme te rregullores. Ne debat publik kane marre pjese rreth 45 pjesëmarrës duke përfshirë qytetaret nga komunitetit shqiptar dhe serb, përfaqësuesit e organizatave te shoqërisë civile, NOPM-se dhe mediave, te rinjtë, grupit te grave dhe zyrtare komunal. Ne total kane qene 35 meshkuj shqiptar dhe 1 Serb dhe 7 femra shqiptare dhe 1 Serbe.
Ne fund te debatit publik, kryesuesi i grupit te punës dhe përfaqësuesit e OJQ-se NOPM siguruan te pranishmit se do te inkorporojnë ne draft rregullore te gjitha sugjerimet, propozimet dhe komentet e ofruar si dhe do ti fusin rregulloren me te gjitha ndryshimet ne kuvend për aprovim.
Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi