Moti


Kryetari Sinani pas përurimit të shkollës së re në fshatin Roganë, përmes rrjeteve sociale i nder tjerash ka shkruar se “sot përuruam objektin e ri shkollor kështu po realizojmë një premtim të fushatës së kaluar zgjedhore po mbajmë premtimet e dhëna para qytetarëve

Postimi i plotë:
Urime objektin e ri shkollor të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, qytetarëve të Roganës dhe fshatrave përreth, sot përuruam objektin e ri shkollor kështu po realizojmë një premtim të fushatës së kaluar zgjedhore po mbajmë premtimet e dhëna para qytetarëve, me këtë shkollë të përuruar po eliminojmë mbajtjen e mësimit në tri ndërrime po krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të tjera, dua të falënderoj Zyrën e Bashkimit Evropian përfaqësuesin Christof Stock, Qeverinë e Republikës Kosovës përkatësisht Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për mbështetjen në realizmin e projekteve tona.
URIME.

Gjithashtu edhe nënkryetari Matoshi i ka uruar banorët e Roganës dhe fshatrave përreth 
Postimi i plotë i Matoshit:

Urime shkollën e re banorëve të Roganës dhe fshatrave përreth. Ndërtimi i kësaj shkolle të mesme të re është pjesë e projektit të BE-së për infrastrukturë ekonomike dhe sociale në komuna, i cili po mbështet zhvillimin rajonal të balancuar në Kosovë.
Nga ky investim në këtë shkollë të mesme të re do të përfitojnë rreth 600 nxënës. 
Gjithsej 860,000 € janë shpenzuar për implementimin e këtij projekti nga korriku 2014 në shkurt 2016.











 
Top