Drejtoria e Mbrojtës dhe Shpëtimit, përmes Njësisë së Zjarrfikës, sonte është e angazhuar në shuarjen e disa zjarreve malore që kanë kapluar hapësira të mëdha në fshatrat Zajqevc e Tugjevc raporton Tvkamenica
Drejtori Faik Rexhepaj, per Tvkamenica ka njoftuar se një zjarr tjetër është lajmëruar afër Qendrës Rinore në Kamenicë, dhe zjarrfikësit që ishin në stacion tashmë janë në vend të ngjarjes dhe po e vënë situatën nën kontroll. ‘’ Jemi duke mobilizuar zjarrfikës të tjerë për të shtuar kapacitetet tona sepse zjarret fushore në Malësi, po rrezikojnë edhe shtëpitë edhe pasuritë e qytetarëve tanë, dhe po bëjmë të pamundurën që këto zjarre të vihen nën kontroll të plotë’’ tha Drejtori Faik Rexhepaj
Momentalisht drejtori Rexhepaj po kujdestaron në stacion