Moti

Fitim Kosumi – Poezi kushtuar Jahi Maliqit,
PËRKUJTIM
(15.04.2014 – 15.04.2016)

Në emër të zotit,
mëshiruesit, mëshirëplotit,
në këtë u mbështeta,
babë, që kur na ndau jeta.

Që dy vite,
plagën qetësova n’ hadithe,
e për të bërë një pikë gjumë,
pëshpëritja se babi është ende në punë.

Dhe çdo ditë nga ajo ditë,
njësoj natën kam pëshpëritë,
shpesh në ëndrra më ke trokit,
por në mëngjes nuk më ke prit.

Dhe këtë vit kjo pranverë,
na trokiti në derë,
me pamje të njëjtë, me sy që s’ janë terë,
në Busavatë, lulet kanë qelë.

Atje ku ti pushon,
dhimbja jonë lind dhe perëndon,
kur dhe mbesa nga mërgimi,
babunë e kërkon.

Personaliteti yt,
neve na bën krenar,
për çdo tipar e virtyt,
punëtor e familjar.

Si na le dhe po jetojmë,
mungesa jote plagë e njomë,
kur dhe në përvjetorin e dytë,
më shumë se dje po të kërkojmë.

Babë.



Fitim Kosumi – Poezi kushtuar Jahi Maliqit, ish Oficer i Policisë së Republikës së Kosovës, tragjikisht i rënë në detyrë më 15 prill 2014 / 20:35, në moshën 49 vjeçare. Po ashtu ky shkrim i dedikohet dhe familjes Maliqi, Dardanë
 
Top