Apple do të vazhdojë uljen e prodhimit të iPhonëve deri në fund të muajit qershor, shkaku i shitjeve të dobëta, raportojnë mediet.
Gazeta e përditshme “Nikkei” pohon se Apple ka njoftuar gjitha sektorët për planin e uljes së prodhimit.
Kjo gazetë gjatë muajit janar kishte raportuar se gjiganti amerikan ka ndalur për 30 për qind prodhimin e iPhone 6s dhe 6s Plus, por pritej që prodhimi t’i kthehej gjendjes normale gjatë pranverës.
Apple, sipas “Nikkei”, nuk e ka ndërmend të prodhojë iPhone SE, transmeton Koha.net.
Apple ka paralajmëruar furnizuesit në Japoni dhe në shtetet tjera që të shesin vetëm telefonat që u kanë mbetur, thuhej në raportin e “Nikkei”-it.
Kjo gazetë nuk ka marrë ndonjë koment nga Apple.