Moti

Sot (10 Prill) qytetari nga Kamenica Ramiz Desipojci ka gjetur kuletën me para dhe dokumente personale, kuletë kjo që i përkiste fotografit të mirënjohur nga Kamenica, fitues i disa çmimeve për fotografi në Kosovë, dhe njeherit promotorit më të madh të Komunës së Kamenicës përmes fotografive Arian Mavriqi 

Ramiz Desipojci në momentin që e ka gjetur kuletën, e ka identifikuar se kujt i përket, dhe ia ka dërguar Arianit në shtëpi, gjë që Mavriqi ishte shumë i impresionuar nga ky gjest i rrallë i një qytetari   

Mavriqi përmes rrjeteve sociale ka thënë se në kuletë kishte para sa gjysmë rroge (me standarde të Kosovës) dhe ka falënderuar Ramiz Desipojcin duke thënë që ende ka njerëz të mirë në këtë botë.

Kjo ngjarje është e veçantë në Kamenicë, pasi shumë qytetarë në të kaluarën kanë kërkuar ndihmë nga portali Tvkamenica që nëse dikush e gjen kuletën e humbur, së paku ti kthej dokumentet personale, gjë që nuk ka ndodhur dikush i kthej deri më tani pas apelit që kemi bërë. 

 
Top