KF Kika kërkon fitore ndaj liderit të tabelës, “KF Lepencit”!
Super ndeshja KF Kika vs KF Lepenci do të zhvillohet të enjten (14 Prill) ora 15:00 në Hogosht.
KF Kika sezonin pranveror e ka filluar, me katër ndeshje me katër fitore, me një golaverazh prej 24:0.
KF Kika ka të grumbulluara 37 pikë dhe ndan vendin e parë së bashku me kundërshtarin e radhës Lepencin nga Kaçaniku!
Tifozët e Kikës kanë premtuar përkrahje shumë më të madhe se në ndeshjet e kaluara, poashtu kanë premtuar se në ndeshjën e së enjtes do të ketë shumë befasi!
KF KIKA ju bënë ftesë të gjithë sportdashësve të komunës së Kamenicës edhe me gjerë që ditën e enjte të dalin në numër sa me të madh në përkrahje të KF KIKA...

