Moti


Shkruan: Refik HASANI

Legjislatura që do të del nga zgjedhjet lokale për Kuvend Komunal të Bujanocit që jan caktuar  për datën 24, të këtij muaji ky Kuvend do të duhej të inicoj zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë e  Muhoc. Interes i përgjithshëm është  edhe draft miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë, funksionalizimi zyrës për të zhvendosur dhe shpallja nga Komuna e datës 23 qershor si datë e të dëbuarve shqiptarë .


Malësia e Bujanocit që përbëjn bashkësia Lokale e Zarbicës, së bashku me BL e Muhocit dhe BL e Breznicës. Qytetarët në këtë rast votuesit nga Malësia e Bujanocit kan nevoj shumë të njoftohen mirë dhe me koh dhe të organizohen. Urojm që ksaj here për këto zgjedhje lokale të datës 24 prill të jemi më të organizuar se herave të tjera. Na mban shpresa që do të përfaqësohemi dhe të jemi zë i fuqishëm në KK të Bujanocit duke ngritë, shtruar dhe dabatuar çështje që preokupohen banorët e Malësisë son.

Qytetarët e Malësisë së Bujanocit që ende jetojn në Malësi, apo kan qëndrim-banim në Bujanoc, Kamenicë, Gjilan e gjetiu kan shumë halle e preokupime. Nëse jemi të përfaqësuar në numër të duhur dhe cilësi do të kemi mundësi të zgjidhen shumë çështje që jan kompetencë edhe ingirencë e nivelit të Kuvendit të Komunësë së Bujanocit. Ndalimi i lëvisjes për të hyrë në Muhoc dhe Breznicë me targa të reja të lëshuara me llogo të Republikës së Kosovës.Të shkruhen e hartohen plane dhe pragrame për banorët e Malësisë së Bujanocit e jo të vazhdohet më këtë avaz, sikur nuk i përkasim askujt, askush nuk interesohet për këtë kategori. Tema për kategorin e të dëbuarve , zhvendosurve nuk goxon të jet e anatemuar, por më tepër të ngritet zëri, që mos të bëhet tepër vonë, gati nga askush nuk trajtohemi, askush nuk qanë kokën për ne.

Kuvendi Komunal i Bujanocit në çdo seancë të rregulltë do të duhej të ketë pika të rendit të punë që shtrojn të zgjedhurit dhe përfaqësuesit nga Malësia e jon. Nga Komuna e Bujanocit ksaj herë të kemi projekte
konkrete,si për:
-Asfaltimin e përfundimin e projektit kapital të rrugës Muhoc-Zarbicë,
- Për renovimin dhe restaurimin e objektit shekullor të Mejtepit që është para shkatrrimit të përgjithshëm,

- Krijimin e parakushteve për kthim të sigurtë dhe të qëndrueshëm të të dëbuarve,
-Rregullimin e infrastrukturës dhe të shtrimin e rrugëve me zhavor që rrugët të jenë të kalueshme në katër sinët e vitit dhe në të gjitha kushtet atmosferike,
-Ndihmën me mjete të punës dhe bagëti si dhe mjete tjera të domosdoshme të punës,
- Ambullanca që duhet të rregullohen dhe riporohen të gjitha shtëpitë e dëmtuara në tërë Malësinë,
-Fillimin me një përkujdesje të mjekut.
Komuna e Bujanocit do të duhej të ketë një program, projekte afat shkurtër, afat mesëm dhe afat gjatë, me një dinamizëm për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim të gjithë atyre që dëshirojn të khehen në trojet e tyre.

Kuvendi Komunal i Bujanocit duhet më së shumti të ketë tema, që trajtohen për Malësi por edhe shkresa, propozime, ankesa. KK i Bujanocit do të duhej të thirrë një seancë të jashtëzakonshme ku në prezencë të Kryetarit, kryesuesit të Kuvendit ,por edhe të Këshillit Kombëtar e përfaqësuesve të OSBE-së,organizatave e Agjencioneve që jan prezent,instancave dhe mekanizmave tjerë të BE-së të mirret një vendim,një konkluzion për të dëbuarit nga Malësia, po ashtu:

Komuna e Bujanoci do të duhej të inicoj po ashtu vendkalimin në Breznicë dhe në Muhoc të legalizohet dhe zyrtarizohet pasi edhe BE-ja kërkon komunikim,lëvizje e lirë të mallrave dhe njerëzve e bashkëpunim ndërkufitarë në mesë të komuniteteve, Rajoneve e komunave kufitare.
 
Top