Moti

Nënkryetari Fatmir Matoshi, ka njoftuar se Komuna e Kamenices është perzgjedhur së bashku me tri komuna tjera të Kosoves, në një projekt të UNDP, i cili  ka vlerën 1.5 milion euro. Projekti ka të bëjë me bashkësitë fetare dhe rregullimin e hapsirave të përbashketa sic janë parku i qytetit etj.

Ja postimi i nënkryetarit Matoshi

URIME qytetareve të Kamenices dhe Bashkesive fetare. Zyrtarisht tani jemi pjesë e Projektit “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”

"Kemi kënaqësinë t’ju informojmë që komuna e juaj është përzgjedhur të jetë pjesë e projektit. Shfrytëzojmë nga rasti që t’ju falenderojmë për propozimin tuaj, dhe e mirëpresim bashkëpunimin me ju. Ne do të jemi në kontakt për detajet e mëtejme lidhur me hapat e ardhshëm si dhe për të diskutuar rreth buxhetit dhe planit të punës."







 
Top