Moti

Kryetari i Komunës Begzad Sinani pas publikimit të disa fotografive nga nxënësit e Gjimnazit “ Ismail Qemali” të fotografuar me shishe alkooli, e të cilat qarkulluan nëpër portale të ndryshme, e shtynë Sinanin, që pas mbledhjes Kuvendit t’i ftojë në takim, Drejtorin e Drejtorisë të Arsimit Agim Shkodra, Drejtorin e gjimnazit Nexhat Rexha dhe kujdestarin e klasës për të u njoftuar zyrtarisht me këtë gjest të pa hijshëm, dhe të shëmtuar të cilin e gjykuan njëzëri.


Ata e njoftuan Kryetarin Sinani, se disa nxënës i kanë bërë vet disa foto të tilla, ato nuk janë foto të panos sepse ende procesi i fotografimit nuk ka përfunduar dhe vendosja e fotove në pano ende nuk është bërë.


"Në bazë të atyre fotografive nuk mund të njolloset tërë puna e edukativo - arsimore dhe maturantët e këtij gjimnazi, i cili ka një traditë të ndritshme 50 vjeçare, që ka dhënë kuadro të shquara që shërbejnë në institucione të ndryshme qoftë në nivel lokal, regjional si dhe në ato qendrore të Republikës së Kosovës" ka thënë Sinani.


Foto:Lajminet

 
Top