Moti


Dje kryetari i Komunës Begzad  Sinani gjatë përurimit të zyrës raportuese të stacionit policorë në fshatin Karaqevë, ka shfrytëzuar rastin për t’u lavdëruar pak ca, në lidhje me realizimin e disa projekteve në këtë fshat,  ai para të pranishmeve ka thënë:  

“Përkushtimi im për Karaqevën mund të dëshmohet vetëm me emrat e projekteve që kam realizuar këtu, e që janë Asfaltimi i rrugës Karaqevë e Poshtme – Muhoc, Asfaltimi i rrugës Karaqevë e Poshtme – Karaqevë e Epërme, Ujësjellësi në Karaqevë të Poshtme, Rrjeti elektrik për tek rezervoari i ujësjellësit, Asfaltimi i rrugëve lokale në fshat, Tereni sportiv në Shkollën e Karaqevës së Epërme, ishte propozimi im i cili dje në Kuvend u aprovua dhe Klubi Futbollistik i Karaqevës merr mbështetje prej 3.300 euro nga Komuna e Kamenicës, ndër prioritetet kryesore që kam tani është kanalizimi në të dy fshtarat,andaj kushdo që ka bërë më tepër le ta dëshmojë.” ka thënë Sinani

 
Top