Moti

Sot (9 prill) ish kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli mori pjesë në hapjen e fushatës parazgjedhore të PD-së (Partine Demokratike) për zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit. 

Surdulli përmes rrjeteve sociale i ka ftuar votuesit e Komunës së Bujanocit qĕ në zgjedhjet lokale më 24 prill 2016, ta votojnë PD-në në krye me Prof Dr Nagip Arifin

Postimi i plotë

“Sot pata kënaqësi të veçantë që morra pjesë në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit në hapjen e fushatës parazgjedhore të PD-së për zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit.Para 4 viteve më parë morra pjesë në këtë vend ku u zgjodh Kryetar Nagip Arifi,I cili gjatë 4 viteve të udhëheqjes së komunës realizoi shumë projekte per këtë komunë të luginës së Preshevĕs dhe veçanërisht për malësinë e Bujanocit si në fshatin Breznicë, Muhoc, Bilinicë etj dhe ka bashkëpunuar mirë me komunën e Kamenicës.

Prandaj i lus të gjithë votuesit e komunës së Bujanocit qĕ në zgjedhjet lokale më 24 prill 2016 të votojnë PD nr 1 me në krye Prof Dr Nagip Arifi për vazhdimin e mandatit të Kryetarit të Komunës së Bujanoci”



 
Top