Rahovicë, 18.04.2016,
Në përkujtimin e rënies së dëshmorëve: Arsim e Shemsi Isufit dhe Ramadan Kastrati, në fshatin Rahovicë të Kamenicës, ishte organizuar një manifestim përkujtimorë në të cilin morën pjesë familje të dëshmorëve invalid të luftës,veteranë të UÇK-së, pjesëtarë të FSK-së, banorë të këtyre fshatrave, intelektual të kësaj ane, strukturat komunale në krye me z.Begzad Sinanin, Kryetar i Komunës së Kamenicës.
Në emër të bashkësisë lokale të Strezocit, të pranishmit i përshëndeti z.Shefqet Sinani ,i cili e kishte përjetuar vet ketë ngjarje të rënd të rrethimit të këtyre fshatrave të malësi të: Strezoc,Leshtar,Rahovicë,Gregjenik, dhe lagjen e parë të Krilevës.
Në përjetimi e tij ai u shpreh.“ Tmerri ishte i madh atë ditë, ishin pesë të vrarë, ndër ta tre ushtarë të UÇK-së, tre të plagosur,qindra të rrahur e të malltretuar në mënyrat më brutale e barbare, shumë shtëpi të djegura pothuajse e tërë popullata e e plaçkitur dhe në fund e depërtuar në Kopërnicë, dua të falënderoi banorët e fshatit Kopernicës për mikëpritjen që e kishin treguar me sistematizimin e tyre në shtëpitë e fshatit, duke i siguruar ushqim dhe veshëmbathje.
Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani nderë tjerash tha: " Baza e vlerave të Kosovës qëndron në gjakun e derdhur për liri,ky gjak përbën krenarinë tonë ,sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësisht obligimin tonë për ndërtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët ,ashtu siç na e lanë amanetin e fundit".
Për të pranishmit në fund u shfaq një program i pasur kulturo- artistik nga nxënësit shkollës fillore Strezocit, dhe u vendosën kurora lulesh pranë lapidarëve të dëshmorëve.