Karaçevë të Epërme
18.04.2016, Karaqevë e Epërme,
Pranë lapidarit në qendër të fshatit Karaçevë të Epërme, para banorëve të këtij fshati si edhe atyre për rreth përfaqësuesve të familjeve të dëshmoreve, invalidëve të luftës, veteranëve, pjesëtarëve të FSK-së, u mbajt manifestimi përkujtimorë kushtuar dëshmorit Ramadan Kastratit.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Këshillit Lokal të kësaj bashkësie Fadil Kastrati i cili foli për rrugën jetësore të dëshmorit Ramadan Kastrati.
Në ketë manifestim mori pjesë edhe deputetja e Kuvendit Kosovës, Donika Kada -Bujupi.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani në fjalën e tij ndër tjerash u shpreh: " Ne në jetën tonë të përditshme politiko - shoqërore mund të mos merremi vesh më së miri por për çështjet fundamentale të shtetit e të ardhmes sonë të përbashkët,mirëpo pikë orientuese gjithëmonë janë varrezat e dëshmorëve tanë të lavdishëm dhe idealet e tyre të pavdekshme".
Në fund të pranishmit patën rastin të shohin një program të pasur kulturo-artistik, nga nxënësit e shkollës së fshatit, dhe vendosën kurora lulesh pranë lapidarit të dëshmorit.