Dy agresorë fillojnë të ndeshen me dy policë në “Place de la Riponne“ në Lozanë të Zvicrës,, duke e shtrirë njërin sosh përtoke. Vetëm falë kalimtarëve të rastit dhe ndihmës së patrullës tjetër policore, situate vihet nën kontroll.
Ngjarja ishte incizuar nga një dëshmitar aty pranë, që pas publikimit në rrjetet sociale është bërë ndër videot më të shikuara dhe diskutuara.
Ngjarja ka ndodhur në maj 2015, por që videoja është publikuar tani nga 20min.ch.
Nuk dihet arsyeja e konfliktit dhe për identitetin e personave agresorë.