Është përfunduar projekti i renovimit të shkollës në fshatin Hogosht i financuar nga MAPL-ja dhe BE-ja.
Kryetari Sinani ka uruar banorët e fshatit, nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë projekt "Urime banorëve të fshatit Hogosht, nxënësve dhe mësimdhënësve përfundimi i projektit "Renovimi i shkollës ", në disa takime që kam pasur me Kryeministrin dhe Ministrat e Qeverisë së Republikës Kosovës dhe investitorë të tjerë kam theksuar se përfundimi i projekteve të filluara më parë është prioritet i yni ditëve të ardhshme do të fillojnë punimet edhe në dy projekte të tjera në përmbylljen e projekteve: Objekti i ri i Komunës dhe Palestra e Sporteve në qytet, duke realizuar projektet tona ne po përmbushim premtimet e dhëna karshi qytetarëve".