Moti

Është përuruar në Sivas të Turqisë, lapidari për komandantin e UÇK-së, Adem Jashari, në atë që do të njihet si parku i miqësisë Kosovë-Sivas.

Në ceremoninë e inaugurimit të këtij lapidari, kanë marrë pjesë Murat Jashari si përfaqësues i familjes legjendare, ambasadori i Kosovës në Turqi Avni Spahiu, e personalitete të ndryshme nga Kosova si dhe përfaqesues nga qyteti i Sivasit. raporton Koha.net
Lapidari i heroit kombëtar, Adem Jashari, është vendosur përkrah atij të Mustafa Kemal Atarurkut, që njihet si babai i Turqisë moderne dhe poetit Aşik Veysel, përcjell Koha.net. Aty është vënë edhe një pllakë shpjeguese për ët tri personalitetet, e cila pos në gjuhën turke është shkruar edhe në atë angleze.
 
Top