Vaid Qehaja (1981), baba i tre fëmijëve, kishte pësuar rrokullisje me traktor dy muaj e gjysmë më parë në Kranidell. Ai kishte mbetur i palëvizshëm, dhe nga spitali i Prishtinës ishte liruar sepse operacioni nuk do të kishte sukses. Për dy muaj me radhë ai është vizituar nga infermieri Albert Thaqi, i cili është përkujdesur për shëndetin e tij.
Gjatë kësaj kohe infermieri Albert Thaqi përmes zonjës Pranvera Kalluci ka kontaktuar me spitalin Amerikan në Tiranë, ku para tri ditësh është dërguar Vaidi. Dërgimi i tij u mundësua nga të afërmit të cilët grumbulluan 7 mijë euro sa kushtonte operacioni, transportin e tij dhe të afërmëve që duhej të dhuronin gjak e mundësoi Komuna e Kamenicës, ndërsa operacionin e bëri doktori turk Onder Delialogu.
Operacioni është bërë dje dhe sipas Albert Thaqit ka përfunduar me sukses të madh. “Ka qenë një ndërhyrje shumë e rrezikshme, jeta e Vaidit ka qenë e rrezikuar edhe për shkak të ndonjë tromboze te mundshme, por ai e tejkaloi këtë me sukses dhe u është mirënjohës të gjithëve që ndihmuan shërimin e tij, të afërmit që grumbulluan mjetet, komunën për transportin dhe të gjithë të tjerët.” ka thënë Albert Thaqi. Sipas tij mjekët kanë siguruar se pas këtij operacioni, atij do ti nevojitet një terapi fizikale dhe ai do mund të ngrihet dhe te hec.
Vaid Qehaja jeton me familjen në kushte të rënda ekonomike në një shtëpi të një të afërmit në Kranidell