Siç njofton zyra e informimit e Komunës së Kamenicës se me ftesë të Kryeminstrit të Republikës Kosovës Isa Mustafa, kryetarit Komunës Begzad Sinani u takuan në zyren e Qeverisë Kosovës.
Mustafa përgëzoi kryetarin e Kamenicës për projektet e realizuara deri tani ai tha se "Kam informacione se po bëni punë të mira për qytetarët, unë sot ju kam ftuar që të prezentoni disa projekte të komunës që ju përfaqësoni dhe që nga këto projekte të përfitojnë qytetarët e Kamenicës dhe ne të mund ti aprovojmë me rishikimin e buxhetit".
Kryetari Sinani e falenderoi kryeministrin për ftesën dhe mundësinë e takimeve që ti prezentojë kërkesat e Komunës dhe qytetarëve të Kamenicës ai prezentoi disa projekte:
Asfaltimin e rrugës Bunari - Penda e Kopërrnicës, përmbylljen dhe funksionalizimin e ujësjellësve në fshatrat: Dajkoc -Muçivercë - Roganë - Novosellë - Hodonoc, Kopërnicë - Kolloleq - Shipashnicë dhe Koretin, Urën në Topanicë dhe shkollat në Busavatë dhe Krilevë. Me përfundimin e këtyre projekteve ne do të lehtësojmë jetën e qytetarëve tanë tha Sinani.