Moti

Kryetari i NISMA-s në Kamenicë, Albert Sermaxhaj, ka thënë se dega e kësaj partie nuk është shuar në këtë qytet.

Ai ka thënë për Indeksonline se Rexhep Vranja nuk ka qenë kryetar dege i NISMA-s në Kamenicë, por anëtar.
“Ne e kemi një adermin një anëtari, dhe jo kryetar dege. Kjo nuk është e vërtet sepse dega në Kamenicë e NISMA-s është e fortë dhe po vazhdojmë konsolidimin”.
Sermaxhaj ka thënë se prezantimi nga Vetëvedosje se Vrasnja ka qenë kryetar dege është shpifje.
“Kalimi i tij në Vetëvendosje është një vendim i tij personal, por ai nuk ka qenë kryetar i NISMA-së ashtu si është prezantuar. Kjo është një shpifje e ulët.  Asnjë anëtar i NISMA-s në Kamenicë nuk ka kaluar në Vetëvendosje”, ka thënë Sermaxhaj për Indeksonline.

 
Top