Moti

Një polic i Kosovës e ka vrarë një person në vetëmbrojtje në qytetin e Gjilanit

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur derisa personi tashmë i vrarë kishte sulmuar me thikë një vajzë të re duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Policia e Kosovës është informuar se një person e ka sulmuar një vajzë të re me thikë edhe e ka lënduar rëndë.

Njësitet patrulluese kanë dal në vend të ngjarjes, dhe në vend ngjarje e kanë takuar të dyshimtin dhe po sa i ka parë policët ka filluar t’i sulmonte.

Njërin nga policët e ka lënduar rëndë që është dërguar në Prishtinë me lëndime të rënda.

Kacafytje e sipër në vetëmbrojtje njëri nga policët ka shkrepur armën e zjarrit dhe dyshohet se plumbi ka qenë fatal.

Në vend ngjarje është prokurori i shtetit, hetimet rajonale, fornezika, inspektorati dhe janë duke u marr të gjitha masat që të zbardhet rasti”, ka thënë Hashani për Indeksonline.

 
Top