Moti

Shkruan Reis Morina Stomatolog nga Kamenica

Buzëqeshja e bukur padyshim jep përshtypje tek njerëzit që ju jetoni dhe njoftoheni.
 Një buzëqeshje e ndritur jep përshtypjen e vitalitetit tënd, gëzimit, vetëbesimit dhe ngrohtësisë suaj.

Se sa ka vlerë një buzëqeshje e ndritur e tregojnë edhe statistikat e “American Academy of Cosmetic Dentistry” ku thonë se:

- 99.7% e të rriturve besojnë se buzëqeshja është një aset i rëndësishëm social.
- Një buzëqeshje të tërheqëse ju bën me tërheqës,
- 74% e të rriturve mendojnë se një buzëqeshje jo atraktive zvogëlon vetëbesimin dhe mundësinë për të pasur një karriere të suksesshme.

Prandaj gjatë anketave të bëra në lidhje me atë se çfarë do të ndryshonit në buzëqeshjen tuaj? Përgjigja me e shpeshtë ishte: “Dua të kamë dhëmbë të bardhë e të ndritur.”

Nëse doni të arrini ketë, para se të merrni një hap të tillë, drejtohuni tek dentisti juaj për të mësuar se cila është mënyra më e mirë për ti zbardhur dhembet tuaj.

Shkaktarët e diskolorimit (çngjyrosjes së dhëmbëve)
Këta shkaktare ndahen në:
1. Shkaktarë të jashtëm të cilët janë: Higjiena e dobët orale, mbushjet e dhëmbëve(amalgami-te zeza), gjakderdhjet nga mishrat e dhëmbëve, prania e gurezave në dhembë, duhani dhe ushqimet kromogjene si qaji, kafja, Coca-Cola



Pasojë e pirjës së kafesë dhe cajit


Pasojë e pirjes së duhanit

1. Shakatarët e brendshëm të cilët bëjnë çngjyrosjen e dhëmbëve janë: Trashëgimia, përdorimi i antibiotikëve (tetraciklinave në moshë të vogël), mbi-dozimi i fluorideve, dhe traumat e dhëmbëve.

Trashëgemia 

Pasojë e përdorimit të tetraciklinave në moshë të vogël
Mbidozimi me fluoride

Pasojë e traumave dhe trajtimit endodontik të dhëmbëve.

Zbardhimi i dhëmbëve si procedure bëhet në dhëmbët vital dhe në dhëmbët jo-vital. 
Si produkte për zbardhimi përdorën peroksidi i higrogjenit dhe karbamid peroksidi.
Në stomatologji kryesisht përdoren 2 metoda të zbardhimit:
1. Zbardhimi në ordinancën stomatologjike 
2. Në shtëpi të përshkruara po ashtu nga dentisti

Zbardhimi i dhëmbëve vital bëhet vetëm në ordinancat stomatologjike nga dentisti me anë të vendosjes së agjenteve zbardhues në brendi të dhëmbit për një kohe të caktuar deri në momentin kur dhëmbi zbardhet.

Zbardhimi i dhëmbëve vital në ordinancë



Varësisht nga mënyra se si aktivizohet agjenti zbardhues mund të jetë me laser ose pa laser.
Fillimisht bëhet pastrimi i dhëmbëve



Pastaj përcaktohet ngjyra aktuale e dhëmbit.

          Izolohen indet e buta të gojës


Pastaj bëhet vendosja e agjentit zbardhues në dhëmbë dhe lihet në kohë të caktuar varësisht nga udhëzimet e prodhuesit, zakonisht prej 15 deri në 45 min.

Në fund bëhet pastrimi i zbardhuesit nga sipërfaqet e dhëmbëve largohet bariera mbrojtëse dhe përcaktohet ngjyre e fituar pas zbardhjes


Pas përfundimit të kësaj procedure pacienti duhet të ruhet për disa orë nga pirja e duhanit lëngje me ngjyrë dhe lëngjeve të gazuara. 
Gjatë 24 orëve të para pacienti mund të ketë mbindjeshmëri ndaj të ftohtit gjë e cila është kalimtare. 
Nëse mbindjeshmëria perziston atëherë duhet të drejtoheni tek dentisti juaj.


Metoda e zbardhimit në shtëpi e përshkruar nga dentisti.


Fillimisht merren masat e harqeve të dhëmbëve të sipërme pastaj të poshtme nga dentisti

Derdhen në gips për të formuar shabllonet të cilat vendosen në gojë së bashku me agjentin zbardhues


Vendoset gjeli zbardhues në shabllonet dhe vendoset në gojë


Kështu veprohet për 1 deri në 2 javë dhe kontrollohen rezultatet e arritura. 

Çdo natë pas largimit të shablloneve, duhet të pastrohen me ujë të thjeshtë dhembet dhe të jemi të kujdesshëm për 1 ose 2 orë nga ushqimet me ngjyre dhe ato që përmbajnë acid si portokalli, limoni, molla, pijet e gazuara, duhani, qaji, kafeja. etj


 
Top