Shkruan Reis Morina Stomatolog nga Kamenica
Buzëqeshja e bukur padyshim jep përshtypje tek njerëzit që ju jetoni dhe njoftoheni.
Një buzëqeshje e ndritur jep përshtypjen e vitalitetit tënd, gëzimit, vetëbesimit dhe ngrohtësisë suaj.

Se sa ka vlerë një
buzëqeshje e ndritur e tregojnë edhe statistikat e “American Academy of
Cosmetic Dentistry” ku thonë se:
- 99.7% e të rriturve besojnë se buzëqeshja është një aset i rëndësishëm social.
- Një buzëqeshje
të tërheqëse ju bën me tërheqës,
- 74% e të rriturve mendojnë se një buzëqeshje jo atraktive zvogëlon vetëbesimin dhe mundësinë
për të pasur një karriere të suksesshme.
Prandaj gjatë anketave të bëra në lidhje me atë se çfarë do të ndryshonit në buzëqeshjen
tuaj? Përgjigja me e shpeshtë ishte: “Dua të kem dhëmbë të bardhë e të
ndritur.”
Nëse doni të arrini ketë, para se të merrni një hap të tillë, drejtohuni tek dentisti juaj për
të mësuar se cila është mënyra më e mirë për ti zbardhur dhembet tuaj.
Shkaktarët e
diskolorimit (çngjyrosjes së dhëmbëve)
Këta shkaktare
ndahen në:
1. Shkaktarë të jashtëm të cilët janë: Higjiena e dobët
orale, mbushjet e dhëmbëve(amalgami-te zeza), gjakderdhjet nga mishrat e dhëmbëve,
prania e gurezave në dhembë, duhani dhe ushqimet kromogjene si qaji, kafja,
Coca-Cola
Si pasojë e higjenës së dobët orale
Si pasojë e higjenës së dobët orale
Si pasojë e mbushjeve të Amalgamit
Pasojë e pirjës
së kafesë dhe cajit
Pasojë e pirjes
së duhanit
1. Shakatarët e brendshëm të cilët bëjnë çngjyrosjen
e dhëmbëve janë: Trashëgimia, përdorimi i antibiotikëve (tetraciklinave në moshë të vogël), mbi-dozimi i fluorideve, dhe traumat e dhëmbëve.
Trashëgemia
Pasojë e përdorimit
të tetraciklinave në moshë të vogël
Mbidozimi me
fluoride
Pasojë e traumave
dhe trajtimit endodontik të dhëmbëve.
Zbardhimi i dhëmbëve
si procedure bëhet në dhëmbët vital dhe në dhëmbët jo-vital.
Si produkte për
zbardhimi përdorën peroksidi i higrogjenit dhe karbamid peroksidi.
Në stomatologji
kryesisht përdoren 2 metoda të zbardhimit:
1. Zbardhimi në ordinancën stomatologjike
2. Në shtëpi të përshkruara po ashtu nga dentisti
Zbardhimi i dhëmbëve
vital bëhet vetëm në ordinancat stomatologjike nga dentisti me anë të vendosjes
së agjenteve zbardhues në brendi të dhëmbit për një kohe të caktuar deri në momentin kur dhëmbi zbardhet.
Zbardhimi i dhëmbëve vital në ordinanc ë
Varësisht nga mënyra
se si aktivizohet agjenti zbardhues mund të jetë me laser ose pa laser.
Fillimisht bëhet
pastrimi i dhëmbëve
Pastaj përcaktohet
ngjyra aktuale e dhëmbit.
Izolohen indet e
buta të gojës
Pastaj bëhet
vendosja e agjentit zbardhues në dhëmbë dhe lihet në kohë të caktuar varësisht
nga udhëzimet e prodhuesit, zakonisht prej 15 deri në 45 min.
Në fund bëhet pastrimi i zbardhuesit nga sipërfaqet e dhëmbëve
largohet bariera mbrojtëse dhe përcaktohet ngjyre e fituar pas zbardhjes
Pas përfundimit
të kësaj procedure pacienti duhet të ruhet për disa orë nga pirja e duhanit lëngje
me ngjyrë dhe lëngjeve të gazuara.
Gjatë 24 orëve të para pacienti mund të ketë
mbindjeshmëri ndaj të ftohtit gjë e cila është kalimtare.
Nëse mbindjeshmëria
perziston atëherë duhet të drejtoheni tek dentisti juaj.
Metoda e
zbardhimit në shtëpi e përshkruar nga dentisti.
Fillimisht merren
masat e harqeve të dhëmbëve të sipërme pastaj të poshtme nga dentisti
Derdhen në gips për
të formuar shabllonet të cilat vendosen në gojë së bashku me agjentin zbardhues
Vendoset gjeli
zbardhues në shabllonet dhe vendoset në gojë
Kështu veprohet për
1 deri në 2 javë dhe kontrollohen rezultatet e arritura.
Çdo natë pas largimit
të shablloneve, duhet të pastrohen me ujë të thjeshtë dhembet dhe të jemi
të kujdesshëm për 1 ose 2 orë nga ushqimet me ngjyre dhe ato që përmbajnë acid
si portokalli, limoni, molla, pijet e gazuara, duhani, qaji, kafeja. etj



















