Moti

Burime brenda policisë së Kosovës bëjntë të ditur për Gazetën Express se shpërthimi se Kuvendi i Kosovës është goditur me zollë (mortajë krahu).

Goditja ka ardhur nga ish-gjykata komunale.
Predha ka rënë në trekëndëshin që gjendet te Kuvendi.
Zolla është armë që përdoret për të shkatërruar tanket.

Policia e Kosovës i është përgjigjur portalit koha.net lidhur me shpërthimin që ndodhi në orët e mbrëmjes të së enjtes te Kuvendi.

PK ka njoftuar se ka reaguar menjëherë dhe është duke marrë veprimet intensiveve për të identifikuar të dyshuarit.
“Me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Policia e Kosovës me njesitet relevante të saj menjëher ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.
 
Top