Policia ka pranuar një informatë se në fshatin Koretin, ka ndodhur një rrahje në mes dy personave. Patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka mare gjitha veprimet e duhura në lidhje me rastin.
Në vendin e ngjarjes mësohet se gjatë përleshjes viktima shqiptar ka pësuar lëndime trupore, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore në spitalin rajonal në Gjilan.
Është kontaktuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit shqiptar të caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në prokurorin e shtetit njoftoj policia e Kosovës.