Pacolli dhe AKR-ja janë alternativa më e mirë për rajonin e Gjilanit, komunat tona janë të lëna pasdore nga qeveritë e deritanishme, ky rajon meriton një përkrahje shumë më të madhe në zhvillimin e tij, dhe kjo mund të ndodh vetëm me AKR-në ka thënë Fatmir Matoshi.
Zgjedhjet e brendshme në AKR-në e Kamenicës, kanë sjellë shumë ndryshime dhe kanë krijuar mundësi për kyçjen e të rinjëve në struktura dhe në marrjen e përgjegjësive brenda partisë. Kryetari i AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi, ka thënë se procesi po zgjat më tepër sesa që ishte paraparë për shkak se grupi punues për zgjedhjet ka vlerësuar se i nevojitet kohë në mënyrë që partia të nxjerrë kuadro sa më të përgatitura për ta qeverisur komunën në mandatin që vjen.
“Kemi përfunduar më shumë se gjysmën e kuvendeve nëpër nëndegë dhe poashtu kemi përfunduar zgjedhjet në forumin rinor të partisë, jam tejet i kënaqur me ecurinë e deritanishme dhe me përbërjen e strukturave të zgjedhura nëpër nëndegë dhe në forumin rinor. Janë dhjetëra të diplomuar dhe me master të përfunduar nga të gjitha profilet që tashmë janë pjesë e strukturave udhëheqëse të nëndegëve dhe delegatë të kuvendit të degës. Këta persona kanë vullnetin dhe dijen që të qeverisin si duhet komunën, kjo është edhe dëshira e vullneti i elektoratit tonë që dëshiron një qeverisje të përgjegjshme për Kamenicën” ka thënë Matoshi, sipas të cilit në fundin e verës do të përfundoj i tërë procesi zgjedhor në Kamenicë.
Duke folur për rajonin e Gjilanit Matoshi ka thënë se AKR ka filluar procesin zgjedhor edhe në Gjilan e në Viti. “Atje kemi nevojë për një lidership të fuqishëm të degëve, Presidenti Pacolli dhe AKR-ja janë alternativa më e mirë për rajonin e Gjilanit, komunat tona janë të lëna pasdore nga qeveritë e deritanishme, ky rajon meriton një përkrahje shumë më të madhe në zhvillimin e tij, dhe kjo mund të ndodh vetëm me AKR-në” ka thënë Matoshi./rajonipress/
