Fundi i debatit për demarkacion mes grupit të ekspertëve dhe komisionit Shtetëror për Demarkacion ndodhi një gjë jo e zakontë.
Teksa deputeti Shpejtim Bulliqi i kaloi fjalën deputeti Nait Hasani që t’i lexojë konkluzionet e debatit të sotëm për demarkacion, udhëheqësit të debatit Xhavit Haliti i iku një fjalë në mikrofon.
“Eee t’i hangsha syzat”, i tha Haliti deputetit Hasani, pasi ai u vonua duke i vënë syzet për t’i lexuar konkluzionet.(koha.net)