Moti

Fatmir Matoshi kryetar i degës së AKR-së në Kamenicë thotë për rajonipress se ka një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e qytetareve për të qenë pjesë e AKR-së. Programi praktikë që ka AKR rreth punësimit dhe autoriteti i Behgjet Pacollit kanë ndikuar që AKR tashmë të ecë drejtë suksesit të garantuar thotë Matoshi.
Aderime të shumta dhe me autoritet në AKR e Gjilanit e Kamenicës kanë ndikuar që zyrtarët e këtij subjekti politik të mobilizohen në maksimum.

Fatmir Matoshi kryetar i AKR-së në Kamenicë tha se AKR pos që po rritet ajo edhe po fuqizohet çdo ditë. “Kemi aderime të reja në Gjilan nga njerëz me autoritet kurse në Kamenicë në vizitat që kamë bërë nëpër nëndegë kam parë një interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve” tha Matoshi.

Matoshi tha se programi praktikë që ka AKR rreth punësimit dhe autoriteti i Behgjet Pacollit kanë ndikuar që AKR tashmë të ecë drejt suksesit të garantuar.

Matoshi është i bindur se Anamorava do të jetë pika kyçe e AKR-së. “Gjithsesi që Anamorava do të jetë njëra nga pikat strategjike dhe ne po punojmë që në këtë regjion AKR të jetë dominuese dhe vendimmarrëse” tha Matoshi.
 
Top