Begi mbanë premtimin, shtëpia muze e Nuhi Berishës do të rregullohet sivjet
Kryetari i Komunes së Kamenicës Begzad Sinani më herët i ishte takuar dhe i kishte premtuar babait të dëshmorit Nuhi Berisha Rexhep Berishës, se do ta rregullojë shtëpinë muze të heroit.
Sinani ka thënë se tani me rishikim të buxhetit janë ndarë 30 mijë euro për nevojat e shtëpisë muze.
Sinani në fb ka shkruar “Premtimin e dhenë me 20.07.2015, mixhës Rexhep, se do të përmbushi obligimin tim moral e kombëtar, do të rregullojmë shtëpinë - muze, të Heroit të Kombit, të madhit Nuhi Berisha po e përmbushim. Me rishikim të buxhetit të Republikës së Kosovës, me kërkesën tonë janë ndarë 30. 000 €. Procedurat do t`i fillojmë në javët në vijim.
Urime mixha Rexhë”