Pajisja e re e Samsungut, Note 7, pas problemeve të para që nga lansimi është zëvendësuar me një linjë të re, por që po ashtu doli të jetë me defekte.
Pas problemeve me bateri dhe djegies së telefonave, pajisjet zëvendësuese raportohet se po kanë probleme me tejnxehje dhe se po harxhojnë baterinë më shpejt se normalisht.
“Wall Street Journal” raporton se kjo nuk ka ndodhur në të gjitha vendet e botës, por kryesisht në Azi.
Sipas Samsungut, problemet “nuk kanë të bëjnë fare me bateritë” dhe se janë “raste të izoluara”.( Koha)