Moti

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi sot vizitoj ekipin e arkeologëve në Kalanë e Kamenicës (Kulina)

Aty ishte udhëheqësi i gërmimeve Arkeologu Klodian Velo, i cili i njoftoj të pranishmit për ecurinë e punimeve gërmuese në këtë Kala

Velo u tha të pranishmëve se "gjetjet e deritanishme deshmojnë për një qyteterim të lashtë, së paku 1400 vjet të vjetër, por me mundësi që të ketë gjetje edhe të shtresave të mëhershme

"Për këtë vit është paraparë një hulumtim që kap vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa Kalaja ka nevoja shumë më të mëdha buxhetore për hulumtime dhe revitalizim në mënyrë që të bëhet një atraksion dhe vend për tu vizituar e që do ta paraqiste interes për turizmin dhe ekonominë e Kamenicës" ka thënë nënkryetari Matoshi

Gjithashtu Matoshi ka thënë se "Ditëve në vijim do të kemi takim edhe me Udhëheqësin e Projektit Prof. Dr. Shafi Gashi për të koordinuar veprimet e përbashkëta për të ardhmen"

Aktualisht në Kala jane të punësuar rreth 25 veta prej te cileve rreth 15 janë qytetarë të Kamenicës, kryesisht banorë te Lagjes Çamëria që kanë shtepitë afer Kalasë

 
Top