Kompania “Ariani CO” filloi matjen gjeodezike për rindërtimin e parkut të qytetit në Kamenicë
Në një postim në llogarinë e ti në Facebook nënkryetari i komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi ka treguar se pas tenderimit të suksesshëm nga UNDP kanë filluar matjet gjeodezike për rindërtimin e parkut të qytetit.
Gjithashtu Matoshi ka treguar se javën që vjen së bashku me UNDP, Komisionin Evropian dhe partnerët tjerë do të bëjnë ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve.
Postimi i plotë i Nënkryetarit Matoshi,
“Ashtu si ju premtuam, pas tenderimit të suksesshëm nga UNDP, sot gjeodetët dhe pronarët e Kompanisë “Ariani Co” nga Prishtina filluan punët dhe matjet gjeodezike për rindërtimin e parkut të qytetit. Projekti do të përfundojë deri më 1 nëntor 2016. Javës që vjen së bashku me UNDP, Komisionin Evropian dhe partnerët e tjerë do të bëjmë ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve”.