Në prehrin tënd...
Në prehrin tënd,
le t’ më preh qetësia,
sa isha në jetë, dashuria,
e kur të vdes, përjetësia.
Mallin për ty,
do ta marr me vete në qiell,
kur shpirti im i vetmuar,
në një jetë tjetër ka për t’ mu
mbjell.
Në kopshtin e perëndisë,
lulet tona kanë fillue me u nxanë,
aty unë të pres, të vish,
e pastaj dhe fëmijët tanë.
Mos u tremb,
kur gjoksi pa frymë fillon t’ më
mbet,
vdekja ime mos të dhemb,
në prehrin tënd e kam më të lehtë.
Dhe kur të ndërroj jetë,
virgjëreshat e parajsës s’do ti
pranoj,
do vazhdojmë ku kemi mbet,
nga aty, ku unë më nuk jetoj.
S’do t’ tradhtoj,
edhe i vdekur dot dashuroj.
Autor:
Fitim KOSUMI