Kryetari Sinani së bashku me drejtorin e Arsimit Agim Shkodra dhe stafin e Drejtorisë së kanë vizituar të gjitha shkollat e komunës tonë.
Sinani ka uruar për fillimin e vitit shkollor "Të dashur nxënës, mësimdhënës prindër!
Të nderuar qytetarë, Urojmë një vit të mbarë shkollor 2016 / 2017, fillon mësimi në të gjitha shkollat në Komunën e Kamenicës, Qeveria Komunale gjegjësisht Drejtoria për Arsim, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe të nevojshme për fillimin e mbarë të një viti të ri shkollor.Për tri ditë radhazi kemi vizituar personalisht shumicen e shkollave në komunën tonë.
Urojmë një vit të sukseseshëm.
U R I M E !