Kryesia e degës së FR LDK në Kamenicë në një takim të mbajtur me 23.11.2016, edhe zyrtarisht mori vendim për hapjen e procesit të brendshëm të zgjedhjeve në forumin e rinisë.
LDK-Dega në Kamenicë përmes faqes zyrtare ka shkruar se "Këtij procesi i ka paraprirë edhe zgjedhjet e suksesshme në forumin e gruas, ku u pa një interesim i jashtëzakonshëm i grave dhe të rejave pjesëmarrje në proceset e brendshme të LDK, të gatshme për ndryshime në strukturën e degës dhe ndryshimet që do te ndodhin së shpejti në qeverisjen komunale, ku rikthimin e LDK e shohin si nevoj dhe kërkesë e qytetarëve që janë të pakënaqur me udhëheqjen e tanishme thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së
Kryesia e FR LDK dega Kamenicë, fton të rinj e të reja të bëhen pjesë e këtij procesi për të zgjedh dhe për tu zgjedhur në strukturat e reja të FR LDK në një proces transparent dhe demokratik.