Moti

"KFBashkimi" nga fshati Koretin, ka triumfuar në derbin e Ligës së Dytë përballë skuadrës së Lepencit. Ka mjaftuar një gol i Dardan Dërmakut për ta vendosur kryesfidën e javës në grupin B, e cila ka mbledhur një numër shum të madh të tifozëve, shkruan Gazetasheshi

Goli i vetëm në ndeshje është realizuar në pjesën e parë të lojës, ndërkohë që përgjatë 90 minutave është zhvilluar një ndeshje shumë e fortë dhe e luftuar në çdo cep të fushës.

Gazeta Sheshi mëson se banorët e fshatit Koretin do mblidhen nga ora 20:00 për të festuar këtë fitore të madhe ndaj liderit të deritanishëm Lepenci.

 
Top