Moti

"Lëvizja Vetëvendosje" qendra në Kamenicë, përmes një komunikate për media ka shkruar kështu:
_________________________________________________________________________

Tash kur po përmbyllet viti i tretë i qeverisjes së kryetarit Sinani, me aleatët në koalicion, po del në shesh e vërteta e madhe e mashtrimit publik  për aftësinë e tij adoleshente për udhëheqje me komunën. Pas nëpërkëmbjes dhe degradimit 4 vjeçar të çdo vlere intelektuale, kulturore e materiale të komunës sonë, të bërë nga qeverisa e  LDK-së me z. Surdulli, këta qytetarë u mashtruan keq kur besuan se Begzad Sinani ”ka mbledh mend”! 

Pa mend ishte gjithçka, qysh nga fillimi, që në fushatën zgjedhore të vitit 2013, fushatë kjo e përcjellur me shumë premtime infrastrukturore e deri te përkushtimi individual i tij për ta rritur buxhetin me të cilin do të realizonte ato premtime.  

Ne i kujtojmë Kryetarit Sinani se në vitin 2014 kur ka filluar mandatin e tij qeverisës me Komunën e Dardanës, ai kishte një buxhet për investime komunale në shumë prej 912,921.00 euro, për të cilin buxhet gjatë fushatës zgjedhore ai deklarohej se është i pa mjaftueshëm në raport me nevojat e Komunës. Njëherit  zotohej se ”zotëri Begzad Sinani do të qëndroj para derës së Kryeministrit dhe të Ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe këtë buxhet do ta rris”, duke premtuar se për katër vite mandat do të siguroj buxhet për investime komunale hiq më pak se 20 milion euro.

 Kjo është qesharake. Të vije të qeshësh kur kupton mashtrimin e madh që i është bërë qytetareve për  faktin se  ndodhi e kundërta, e gjithë kjo ishte një mashtrim kardinal. Në vitet e qeverisjes së tij, buxheti për investime kapitale pësoi rënie drastike, aq sa për vitin 2017 buxheti i planifikuar dhe i votuar nga koalicioni aktual qeverisës për investime kapitale në Komunën tonë është 124,795.00 euro. Pra ky dokument ligjor financiar, me këtë shumë buxheti,  është baza mbi të cilën qeverisja aktuale komunale do të duhet që në vitin 2017 të përmbyllë një mori projektesh të pa realizuara?!
Qytetarët që votuan për ju, tanimë po e dinë se premtimet tuaja janë gënjeshtra dhe mashtrime. 

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Dardanë ua kujton se ju keni premtuar dhe keni të pa realizuara shumë projekte, disa prej të cilave po ua listojmë më poshtë: urën në fshatin Topanicë, funksionalizimin e ujësjellësit në Koretin, Roganë, Shipashnicë dhe fshatrat tjera, asfaltimin e të gjitha rrugëve lokale në qytet, hapjen e rrugës në Koretin e cila do të krijonte qasje në më shumë se 600 hektar tokë për banorët lokal, shkollën e re në Busavatë dhe në Krilevë, ambientet shkollore në të gjitha shkollat e komunës me kushte dhe standarde bashkëkohore,

 sallat e edukatës fizike në secilin shkollë, investime në infrastrukturë për mbështetje të bujqve, ndërtimeve përmes partneritetit publiko-privat, projekte për zhvillim të turizmit malor, shëtitore në zona malore, përfundimi i Palestrës Sportive në qytet, objektin e ri të komunës, spital të mushkërive në bjeshkët e Dardanës, trafo e energjisë elektrike në Sfircë dhe Lagjja e Oranëve në Busavatë, sjellja e investitorëve në fusha të ndryshme prodhuese për gjenerim të punësimit, hapja e fabrikës së kërpudhave dhe projekte të tjera për të cilat ne nuk besojmë se  do të arrini ti realizoni me 124 mijë euro, pra me buxhetin që keni planifikuar dhe miratuar për vitin 2017!
Ky buxhet tregon shumë. Veç tjerash edhe fundin e epokës tuaj, të kulturës PRONTO, të nivelit më të ulët të sinqeritetit në komunikim dhe përgjegjësisë në udhëheqje!  





 
Top