Siç njoftojnë zyrtarë të drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim hapësinorë në Kamenicë për të tretën herë vërshohen pas reshjeve atmosferike si pasojë e dëmtimit të kulmit të rrafshët nga qytetari siç e quajnë ata të pandërgjegjshëm, duke i mbyllur kanalet e kullimit të ujërave.
Vërshimi i fundit nga të reshurat atmosferike e si pasojë e mbylljes së kanaleve të kullimit të ujërave ndodhi më datën 08. 11. 2016 duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në material arkivorë dhe pajisje teknike si në tavanet e zyrave (duke e dëmtuar plafonin e zyrave në fjalë, armstrongun rreth 28m ²), Tavolina pune, Karrige, Material hargjues (letër etj), Aparate fotokopjuese, Kompjuterë e Printer në zyrat nr. 4, 5, dhe Arkiva të DUPH-së.
Pas angazhimit të stafit të DUPH-së për hulumtimin e shkakut të vërshimit të ujërave në zyre, u vërejt se ujërat vinin si pasojë e mbylljes së qëllimshme të kanaleve (Ullukëve) të kullimit me zhavorr e Beton nga një pronar i banesës mbi zyrat e DUPH-së (R.M), me ç’rast u njoftua shërbimi i zjarrfikësve dhe inspektorati komunal, ku të njëjtit dolën në vendngjarje dhe u morën me rastin në fjalë.
Inspektorët komunal me procesverbal në vendngjarje identifikuan dëmet e shkaktuara në zyrat e lartcekura, të cilat dëshmohen edhe me pamje vizuele (Foto dhe Video).
I kanë thënë zyrtaret e kësaj drejtorie redaksisë tonë