Kritika politike dhe shoqërore u kurorëzuan me sukses vetëm atje, ku njerëzit kishin mësuar që t’i vlerësonin mendimet e të tjerëve, të ishin modest dhe të kthjellët në objektivat e tyre politikë, e kundërta e kësaj aty ku njerëzit nuk e kishin mësuar mësimin e duhur dhe aty ku vlera e debatit ishte zëvendësuar me antivlera centraliste, autoritare, mohuese…, ndodhi që përpjekja për të realizuar ‘’Parajsën mbi Tokë’’ e shndërruan tokën tepër lehtë në një skëterrë.
Por, eksperienca e kthyer në përparësi ndodhi në Angli dhe atë nga dështimi i revolucionit Anglez, i cili nuk çoi drejt krijimit të ‘’Shtetit të Zotit’’, por përkundrazi çoi në ekzekutimin e Karlit të Parë dhe në diktaturën e Kromuellit. Mësimi që nxorri nga kjo, në Anglinë e kthjelluar rrënjësisht, ishte kthimi i saj drejt legjitimizmit. Legjitimizëm i cili e dështoi përpjekjen e Jakobit të Dytë për ta futurë përsëri me dhunë katolicizmin në Angli. Në kontekst të kësaj, Anglia qe gati që ta dëgjonte mesazhin e John Lokut dhe të iluministëve të tjerë, të cilët mbronin tolerancën fetare, pluralizmin politik, ndarjen dhe kontrollin e pushtetit mbi bazën e liberalizmit dhe pluralizmit. Ashtu siç thoshte Innocenti i XI-të ‘’lejohemi t’i shpiejmë njerëzit në kishë, por nuk lejohemi që t’i tërheqim zvarrë për në kishë’’.
Sigurisht që kjo ndihmoi Anglinë, për të kaluar përmes këtyre përvojave politike dhe për të arritur që t’ia dalë mbanë në rrugën e reformave demokratike, objektivave etiko-politike dhe ekonomike, të cilat nuk do të mund të arriheshin në rrugën e revolucionit, të dhunës, të fanatizmit dhe të diktaturës.
Padyshim se kjo është përvoja që na duhet, gjithëherë duke i caktuar vetes objektiva prosperues dhe të arritshëm, me kushtin që të jenë pluralistë: të rrespektojnë liritë dhe mendimet e njerëzve të ndryshëm me objektiva, mendime dhe ide të llojllojshe brenda qëllimeve të njëjta.
Në kuptim të kësaj, ne nuk duhet ta zgjedhim objektivat politikë dhe të veprimit me kushtin se ato na premtojnë këtë apo atë gjë. Por, ne i zgjedhim ato, në favor të shoqërisë së hapur, në favor të sundimit të arsyes dhe të së drejtës, në favor të drejtësisë, lirisë dhe barazisë.
Krejt në fund, nëse ne i realizojmë apo jo mundësitë që do të na krijonte kjo çasje, varet nga shumë faktorë, por para së gjithash edhe mbi të gjitha varet nga vetë ne dhe atë duke mos e përdorur gjuhën si një mjet të shprehjes (siç do të thonin teoricientët e edukimit romantik), por si mjet për komunikim dhe mirëkuptim racional.